top of page

MASTERCLASS LIVE Zbuloni Magjinë e Pikave Mandala

WhatsApp Image 2026-04-15 at 12.56.09.jpeg

A keni dashur gjithmonë të krijoni art, por keni menduar se nuk keni "dorë" për të? Arti Mandala nuk është thjesht vizatim – është terapi, përqendrim dhe qetësi shpirtërore.

Në këtë sesion LIVE prej 90 minutash në Zoom, unë do t’ju marr për dore për t’ju treguar se si, përmes pikave dhe simetrisë, mund të krijoni diçka mahnitëse nga shtëpia juaj. Ky është hapi juaj i parë drejt botës sime të artit!

Çfarë përfshihet në këtë Masterclass?

  • 🎁 Lista PDF e materialeve: Udhëzuesi i saktë se çfarë ju duhet dhe ku t’i gjeni ato.

  • 🎨 Përvoja Live: 90 minuta mentorim me mua për të mësuar teknikën e parë.

  • 💸 Investim me Rimbursim: Kjo pagesë prej 15€ ju kthehet mbrapsht si zbritje nëse vendosni të ndiqni kurset tona Master.

  • 🎁 BONUS: Dhurata në fund të takimit! Zbuloni se si të përfitoni Ushtrimoren e Plotë me të gjitha teknikat.

  • 🎥 Tutorialin Ekskluziv: Një video udhëzuese hap pas hapi për krijimin e një punimi të plotë, nga pika e parë deri tek detajet e fundit dhe një zbritje ekstra për programet tona Master.

📅 Data: 23 Prill, 2026

⏰ Ora: 19:00 - 20:30

📍 Vendi: Online (Live në Zoom)

🎟️ Vende të limituara

Regjistrimet mbyllen më 17 Prill,2026

Investimi juaj: VETËM 15€

 

(Vlera reale: 35€)

Art me Pika - Mandala online Kurs intensiv për fillestarë

WhatsApp Image 2026-04-15 at 12.56.09.jpeg

Zbuloni Botën Magjike të Artit me Pika Mandala

 

Kurs Intensiv Online për Fillestarë

A keni dëshiruar ndonjëherë të krijoni mandala mahnitëse që rrezatojnë qetësi dhe ngjyra? Ky kurs është krijuar posaçërisht për ju që dëshironi të mësoni teknikën e pikëzimit nga e para, në komoditetin e shtëpisë suaj.

 

Çfarë përfshin ky kurs?

  • Kohëzgjatja: 3 seanca intensive (3 ditë).

  • Intensiteti: 90 minuta për çdo seancë.

  • Metoda: Punim "Hap pas Hapi" – do të krijojmë së bashku një projekt të plotë nga fillimi në fund.

  • Materialet Falas: Ju nuk keni nevojë të blini asgjë! Brenda çmimit përfshihet paketa e plotë e materialeve e cila ju vjen me postë në adresën tuaj.

  • Bonus: Ju përfitoni një ushtrimore si udhëzues teknik të detajuar që do të ju shërbejë si referencë për krijimet tuaja të ardhshme.

Pse të zgjidhni këtë kurs?

Arti me pika nuk është thjesht pikturë; është një formë meditimi që redukton stresin dhe rrit përqendrimin. Në fund të këtyre 4 ditëve, ju do të keni në duart tuaja një vepër arti të krijuar plotësisht nga ju!

Çmimi për pjesëmarrje është:   78€

 

(Në çmim përfshihet kursi, materiali i punës dhe dërgesa me postë)

akademia e mandalas mjeshteria e plote

WhatsApp Image 2025-06-15 at 15.42_edited.png

Mjeshtëria e Artit me Pika: Kurs i Avancuar Online

 

Ngrini Kreativitetin tuaj në një Nivel Tjetër

 

Ky kurs është i dedikuar për të gjithë ata që zotërojnë bazat dhe janë gati të sfidojnë veten me simetri komplekse, teknika të shtresëzimit (walking dots) dhe dizajne që kërkojnë saktësi profesionale.

 

Detajet e Kursit: Eksploroni Tej Kufijve

  • Kohëzgjatja: 4 seanca intensive të thelluara (4 ditë).

  • Intensiteti: 2 orë e gjysmë (150 min) për çdo seancë – mjaftueshëm kohë për t'u fokusuar në detajet më të imta.

  • Programi: Fokus i veçantë në gjeometrinë e ndërlikuar, përzierjen e ngjyrave (blending) dhe krijimin e volumit përmes pikëzimit.

  • Paketa Premium e Materialeve: Ju dërgojmë me postë një përzgjedhje materialesh cilësore, të përshtatura për punime të nivelit të lartë.

  • Udhëzuesi Profesional: Përveç orëve live, do të pajiseni me një ushtrimore si udhëzues teknik të detajuar që do t'ju shërbejë si referencë për krijimet tuaja të ardhshme.

  • 🎥 Tutorialin Ekskluziv: Një video udhëzuese hap pas hapi për krijimin e një punimi të plotë, nga pika e parë deri tek detajet e fundit

 

Çfarë do të arrini?

Në përfundim të këtij kursi, ju nuk do të bëni thjesht një mandala – ju do të mësoni të ndërtoni struktura artistike komplekse që kërkojnë durim dhe teknikë të lartë, duke e kthyer hobi-n tuaj në një art të mirëfilltë.

Shënim: Për shkak të kompleksitetit të punimit, ky grup do të ketë një numër shumë të limituar pjesëmarrësish për të siguruar mentorim individual për çdo lëvizje.

 

     

Çmimi për pjesëmarrje është:   185€

 

(Në çmim përfshihet kursi, materiali i punës dhe dërgesa me postë)

Pakoja Art me pika -Mandala për Fillestarë

WhatsApp Image 2025-06-21 at 22.34.21_888b3d2f.jpg

Mësoni artin me pika -mandala në shtëpinë tuaj, me ritmin tuaj.

Ky nuk është thjesht një set materialesh, por një udhëtim i plotë krijues. Kam përgatitur çdo detaj që ju të krijoni punimin tuaj të parë profesional pa pasur nevojë për ndihmën time fizike.

 

Çka përfshin pakoja?

  • ✅ Video Tutorial Ekskluziv (30 minuta): Një video udhëzues i detajuar "hap pas hapi" ku shpjegoj teknikën e saktë të pikëzimit, (në video do  të keni përherë qasje sa herë ju ta hapni).

  • ✅ Fotot e Modeleve: Referenca vizuale për t'ju ndihmuar të orientoni dizajnin tuaj.

  • ✅ Materialet e Nevojshme: Gjithçka që ju duhet për të nisur menjëherë (plaster/ngjyra etj.).

  • ✅ Pavarësi e Plotë: Tutoriali është ndërtuar në atë mënyrë që çdo fillestar të arrijë rezultate mahnitëse.

Pse ta blini këtë pako?

Ndryshe nga setet e zakonshme, këtu keni përvojën time si artiste. Video tutoriali 30-minutësh ju kursen orë të tëra provash dhe gabimesh, duke ju dërguar direkt te kënaqësia e krijimit të një vepre arti.


 Çmimi i Pakos:

          35€
 

bottom of page