Valbona Dërdovski
Art Me Pika - Mandala
MASTERCLASS
Mandala
Art me Pika

18 & 19 Prill 11:00 - 17:00 Prishtinë
Një Masterclass i Artit me Pika - MANDALA
Ofron mësim profesional, teknika të ndryshme arti dhe qartësi në çdo hap — drejtpërdrejt për ty.
___________________________
✨ Çfarë do të mësosh dhe realizosh?
Një Masterclass krejt ndryshe nga çfarë keni parë deri më sot...
Në Prishtinë po vjen diçka që thyen rregullat e një kursi arti të zakonshëm. Nëse prisni një kanavacë të thjeshtë dhe ca ngjyra, përgatituni për t'u mahnitur.
Pse është ky Masterclass "krejt ndryshe"?
-
Këtë herë, arti juaj do të ketë një funksion që do ta shihni dhe përdorni çdo ditë në shtëpi.
-
Nuk do të punojmë në formate të vogla. Ju pret të pikturoni në një bazë druri, ku ju mund ta shndërroni në tavolinë rrethore prej 50 cm, ose ta varni në murr në formë pikture .
-
Gjithçka e siguruar: Ju duhet vetëm dëshira. Baza e drurit, mjetet e punës dhe ngjyrat, sigurohen nga ne dhe punimi i bërë ju takon juve.
-
Strukturën e Mandalas: Do të mësosh si të ndërtosh skicën gjeometrike mbi një sipërfaqe rrethore 50 cm, duke përdorur harqet, vijat dhe simetrinë radiale që i jep jetë mandalas.
-
Teknikat e Artit me Pika
-
Teorinë e Ngjyrave: Si t'i kombinojmë nuancat që punimi yt të ketë dritë, thellësi dhe një efekt 3D.
-
Asnjë përvojë e nevojshme: Nuk duhet të jesh piktor! Ky art është për këdo që ka dëshirë të mësojë dhe të argëtohet.
-
Ky Masterclass është për ata që duan të sfidojnë veten dhe të kthehen në shtëpi me një kryevepër të vërtetë.
-
Lokacioni: Në sallën e konferencave tek ICK , (afër menzës së studentëve) Prishtinë.
-
Orari: E shtunë & e diel | 11:00 — 17:00.
Certifikatë pjesëmarrjeje në Masterclass "Art me Pika - Mandala".
Ky Masterclass nuk është thjesht një fundjavë krijuese, por një investim i mirëfilltë në mirëqenien tuaj shpirtërore dhe një hap drejt përvetësimit të një mjeshtërie të re artistike, e cila do t'ju shërbejë si një mjet i fuqishëm për të krijuar vlerë dhe bukuri në çdo aspekt të jetës.