Valbona Dërdovski
Art Me Pika - Mandala

Kurset
Çfarë është Art Me Pika?

Art me Pika është një teknikë artistike që bashkon durimin, fokusin dhe kreativitetin.
Përmes pikave, krijohen forma harmonike që qetësojnë mendjen dhe forcojnë lidhjen me veten.
Ky art nuk kërkon talent të lindur – kërkon dëshirë për të krijuar.

🟣 ART ME PIKA - PËR TË RRITURIT
📍 Online | Zoom
Kurs i plotë, nga Fillestarë deri te Profesionist
• Zhvillo aftësitë e tua artistike nga fillimi deri në teknikat më të avancuara
• Mëso në mënyrë profesionale si të krijosh punime të sofistikuara dhe me shumë detaje
• Eksploro stilin tënd përmes ushtrimeve të thelluara dhe të udhëhequra
• Përfito një përvojë transformuese për rritje personale dhe krijimtari të vetëdijshme
🔹 Çfarë përfshin kursi:
• 10 orë mësim të strukturuar, të ndara në 4 ditë nga 2 orë e 30 min secila
• Materialet dërgohen në adresën tuaj, të përzgjedhura për të përmbushur nevojat e çdo punimi, ( janë të përfshira në çmim).
• 4 punime artistike që kalojnë nga teknikat bazë deri te ato më të avancuara
• Udhëzim i drejtpërdrejtë dhe përgjigje për çdo pyetje ose sfidë që has gjatë punës
• Certifikatë pjesëmarrjeje në përfundim të kursit
• Libri udhëzues “Art me Pika” në format digjital (PDF)
• 1 muaj mbështetje pas kursit – për të aplikuar mësimet dhe për të marrë ndihmë në çdo hap të rrugëtimit tënd
Çmimi: 250€
Çfarë është Art Me Pastë Teksturë

Art me Pastë Teksture është një formë arti që bashkon ndjeshmërinë, lirinë krijuese dhe fuqinë e materialit.
Përmes shtresave dhe strukturave, krijohen sipërfaqe që flasin me dritën, hijen dhe prekjen.
Ky art nuk ka rregulla të ngurta – ka eksperimente, ndjesi dhe guxim për të provuar.
Nuk kërkon perfeksion, por prani në proces dhe dëshirë për të ndërtuar diçka unike, me duart e tua.

🟣 ART ME PASTË TEKSTURË
📍 Online | Zoom
Për ata që duan të thellojnë artin dhe të krijojnë vepra me karakter profesional
🎨 Ky kurs i avancuar është dizajnuar për artistë që kanë njohuri bazë në artin me pastë teksture dhe dëshirojnë të zhvillojnë më tej aftësitë e tyre, duke punuar me dy lloje të ndryshme paste teksture dhe duke ndërtuar kompozime të avancuara artistike.
🔹 Çfarë përfshin kursi:
• 4 sesione nga 2 orë.
• 2 punime artistike me qasje dhe sfida të reja teknike
• Mësohen teknikat më të avancuara, përfshirë teksturimin shtresor, ngjyrimet profesionale dhe efektet 3D
• Kursi i avancuar përmban edhe recetën e pastës
• Materialet dërgohen në adresën tuaj, të përzgjedhura për të përmbushur nevojat e çdo punimi, ( janë të përfshira në çmim).
• Certifikatë pjesëmarrjeje në përfundim të kursit
• 1 muaj mbështetje pas kursit
Çmimi: 250€

KURS ONLINE- ARTI I QIRIJVE
📍 Online | Zoom
Kurs unik me dyll natyral blete ofrohet online – në një format të strukturuar dhe praktik për të gjithë!
Do të mësoni teknika kreative për punime artizanale me udhëzime të detajuara dhe mbështetje gjatë gjithë kursit.
📦 Të gjitha materialet ju dërgohen në adresën tuaj, pa pasur nevojë të kërkoni asgjë vetë.
🎥 Mësimi zhvillohet online dhe mund ta ndiqni nga çdo vend, në ritmin tuaj.
🕯 E përshtatshme për të gjitha nivelet – mjafton dëshira për të krijuar!
Kohëzgjatja e kursit:
4 ditë nga 120 min
Çmimi: 250€

🟣 KURS ONLINE- ARTI NË PORCELAN & QELQ
📍 Online | Zoom
Një art që sjell kënaqësi dhe mjeshtri për t'i dizajnuar objektet tuaj të porcelanit dhe të qelqit.
🔹 Çfarë përfshin kursi:
• 4 ditë nga 2 orë në Zoom me udhëzim të drejtpërdrejtë
• Realizohen 4 punime (dy punime në porcelan dhe dy në qelq).
• Pako me materiale të dërguara në adresën tuaj.
Pakoja përmban ngjyrat e porcelanit, ngjyrat e qelqit, brushat, dy objekte porcelani dhe dy të qelqit.
• Çertifikatë për pjesëmarrje në kurs.
Çmimi: 250€

🟣 PAKO ART ME PIKA - START
🎨 Mëso artin me pika në mënyrë të pavarur, kreative dhe të lehtë nga shtëpia
Kjo pako është menduar posaçërisht për të gjithë ata që duan të fillojnë udhëtimin e tyre në artin me pika, pa pasur përvojë të mëparshme. Është ideale për vetë-mësim dhe për të eksperimentuar me ngjyra dhe forma në ritmin tuaj.
🔹 Çfarë përfshin pakoja: START
• 12 ngjyra akrilike të përzgjedhura për kombinime të harmonishme
• 4 shkopinj adekuatë në përmasa të ndryshme për krijimin e pikave të sakta
• 3 mini telajo për punime artistike personale
• Ushtrimore praktike, shumë efikase për të ushtruar dorën, me ilustrime të qarta të teknikave bazë — perfekte për çdo fillestare që dëshiron të mësojë artin me pika
Çmimi: 25€

🟣 PAKO ART ME PIKA - PREMIUM
🎨 Mëso artin me pika në mënyrë të pavarur, kreative dhe të lehtë nga shtëpia
Kjo pako është menduar posaçërisht për të gjithë ata që duan të fillojnë udhëtimin e tyre në artin me pika, pa pasur përvojë të mëparshme. Është ideale për vetë-mësim dhe për të eksperimentuar me ngjyra dhe forma në ritmin tuaj.
🔹 Çfarë përfshin Pakoja - PREMIUM
• 12 ngjyra akrilike në nuanca të zgjedhura për kombinime harmonike
• 12 enë të vogla për përzierjen dhe ruajtjen e ngjyrave
• 10 shkopinj pikturimi në përmasa të ndryshme për pika të sakta
• 1 pjatë porcelani për ushtrime artistike dhe dizajne dekorative
• 3 mini telajo për punime individuale me dizajne personale
• 2 ushtrimore të zeza kartoni për zhvillimin e teknikës dhe kontrastit të ngjyrave
• 1 gur gipsi (mbajtëse qiriu) si objekt dekorativ për pikturim
• 1 brushë për detaje ose përhapje delikate
• 3 stensila me vrima (në tri gjatësi të ndryshme) për krijimin e rrathëve me lehtësi
• 5 stensila me modele të ndryshme për krijimin e dizajneve elegante dhe të sakta
• 1 ushtrimore me modele bazë dhe të avancuara, që ju jep ndjesinë e një mini-shkolle arti
Çmimi: 65€

PAKO ARTISTIKE –
Art Me Pastë Teksturë
🎨 Krijo art nga shtëpia, me të gjitha mjetet që të duhen – dhe një udhëzues që të drejton hap pas hapi!
Kjo pako është krijuar për të gjithë ata që duan të provojnë artin me pastë teksture në mënyrë të pavarur – pa ndjekur kurs, por me mbështetje të qartë përmes një video-tutoriali profesional.
🔹 Çfarë përfshin pakoja:
• 1 pëlhurë për punim artistik
• 300gr pastës së teksturës
• 1 spatullë profesionale për aplikim dhe formësim
• 7 tutoriale ( me vlerë prej 69€), ku kam përfshirë:
– Udhëzim i qartë dhe praktik nga unë personalisht
– Punim i një vepre nga fillimi deri në fund me shpjegim hap pas hapi
– Mësohen disa teknika bazë që mund t’i përdorni për të krijuar punime të ndryshme
• E përshtatshme për çdo moshë që dëshirojnë të eksplorojnë artin me dorën e tyre.
Çmimi: 105€

🟣 KURS PROFESIONAL –
Si të Krijoni Forma Profesionale të Silikonit
📍 Online | Zoom
🎨 Mëso artin e krijimit të formave me silikon – nga aksesoret delikatë deri te veprat funksionale dhe dekorative.
Ky kurs është për ata që dëshirojnë të thellohen në punën me silikon profesional, duke krijuar forma të ndryshme që shërbejnë si bazë për aksesore artistikë, tabaka, vazo, skulptura dhe shumë më tepër.✨ Ky kurs nuk të mëson vetëm një teknikë – të hap një rrugë të re krijimi dhe biznesi me produkte unike që mund të realizohen me duart e tua.
Çmimi: 350€



