top of page

ART MASTERY PRO
Rruga drejt Artit Profesional

art master pro
art

✨ BONUS EKSKLUSIV

AI & ART – Business Studio

Ky bonus është krijuar për artistët që nuk duan vetëm të krijojnë, por duan të pozicionohen, të prezantohen dhe të ndërtojnë një drejtim të qartë artistik dhe profesional, duke përdorur inteligjencën artificiale si mbështetje reale.

Në këtë studio do të mësosh si ta lidhësh artin, përvojën dhe dijen tënde me botën digjitale dhe tregun artistik.

Pozicionim artistik i qartë

Do të mësosh si të kuptosh kush je si artiste, çfarë ofron dhe si të dallohesh në hapësirën artistike, pa u shpërndarë dhe pa u kopjuar nga të tjerët.

Prezantim profesional i artit tënd

Do të udhëzohesh se si ta prezantosh veten dhe punën tënde në mënyrë dinjitoze dhe të qartë për ekspozita, workshope, panaire, platforma online dhe bashkëpunime artistike.

Zbulimi dhe shfrytëzimi i mundësive artistike

Do të mësosh si të gjesh hapësira prezantimi, thirrje, evente, komunitete dhe forma të ndryshme për të qenë e pranishme në tregun artistik.

Përdorimi i AI në shërbim të artit tënd

Do të kuptosh si ta përdorësh inteligjencën artificiale për krijimin e përmbajtjes, organizimin e ideve, ndërtimin e teksteve dhe prezantimeve, si dhe për qartësimin e vizionit tënd artistik.

Hapat drejt të qenit trajnere ose mentore

Do të udhëzohesh se si ta kthesh dijen, përvojën dhe talentin tënd në trajnime, workshop-e, programe artistike dhe mësim online.

Digjitalizimi i artit dhe produkteve të tua

Do të mësosh si ta mendosh artin tënd edhe në formë digjitale, përmes produkteve online, programeve, përmbajtjes edukative dhe shtrirjes përtej hapësirës fizike.

art

ART MASTERY PRO
Rruga drejt Artit Profesional

​​

Kujt i dedikohet dhe pse është unik

- Art Mastery Pro është një program i strukturuar për t’i mësuar artdashësit të krijojnë art profesional duke ndjekur teknikë të pastër, ushtrime të avancuara dhe udhëzime të qarta hap-pas-hapi.

- Është dedikuar për të gjithë ata / ato që duan të rriten artistikisht — nga fillestaret që kërkojnë bazat e sakta, deri te krijueset që duan të arrijnë nivel më të lartë në artin me pika, pastë teksturë, porcelan, qirinj, forma silikoni...


- Programi është unik sepse kombinon mësime të regjistruara, ushtrime praktike, video teknike, struktura javore dhe udhëheqje profesionale, duke e bërë çdo pjesëmarrëse të zhvillojë stilin e vet të dallueshëm dhe punime me cilësi ekspozite.

ekspozita

Çfarë do të mësosh

 

 

• Teknikat bazë dhe të avancuara të artit me pika.

• Punime me pastë teksture.

• Art në porcelan.

• Art qirinjsh me dyll blete..

• Harmonizimin e ngjyrave.

• Krijimin e formave të silikonit.

• Si të nisësh një punim nga ideja fillestare dhe si të udhëheqësh çdo hap deri te rezultati final.

• Si të zhvillosh durimin, ritmin dhe teknikën e secilit nga këto arte.

• Si të fitosh lirinë tënde financiare duke e kthyer artin në profesion.

• Ushtrime praktike të udhëzuara, të cilat për çdo modul të programit të ndihmojnë të zbatosh menjëherë teknikat që po mëson. Çdo ushtrim është projektuar të të çojë një hap më tej, duke të ndihmuar të krijosh punime të plotë, të bukura dhe të përdorshme si dekor, dhuratë apo pjesë të koleksionit tënd personal.

trajnim
silikon

Çfarë përfshihet

• 6 module të strukturuara me kujdes,  mësime të strukturuar që të udhëheqin hap pas hapi gjatë gjithë programit. Çdo modul ka temën e vet, teknikat e veta dhe ushtrime praktike që të çojnë drejt rezultateve të dukshme.

• Video të qarta dhe të shpjeguara ngadalë, që mund t’i shikosh sa herë të duash. Çdo video është e menduar për të mësuar në mënyrë të qetë, për të kuptuar secilin detaj dhe për të punuar me ritmin tënd.

• Ushtrime praktike për çdo modul, që të ndihmojnë të zbatosh menjëherë teknikat që po mëson. Ushtrimet janë të thjeshtuara, të qarta dhe të strukturuara që të rritesh gradualisht në çdo hap.

• Takim live në Zoom, ku do të kesh mundësi të bësh pyetje, të marrësh udhëzime personale dhe të shohësh demonstrime shtesë. Ky sesion të jep mbështetjen që të duhet gjatë procesit.

• Udhëzues të shkruar, që përmbledhin teknikat, recetat, hapat dhe këshillat kryesore për çdo pjesë të programit. Mund t’i përdorësh si referencë edhe shumë kohë pas përfundimit të kursit.

Pyetje të Shpeshta

1. A mund t’i shikoj videot kur të dua?
Po. Ke qasje të pakufizuar dhe mund t’i shikosh videot në ritmin tënd, pa kufizim kohe.

2. A më duhet përvojë paraprake në art?
Jo. Programi nis nga bazat dhe të udhëheq gradualisht drejt teknikave të avancuara, me ushtrime që i përshtaten çdo niveli.

3. A janë materialet e përfshira në çmim?
Materialet fizike nuk janë të përfshira, por të dërgohet lista e plotë që të përgatisësh çdo gjë lehtësisht.

4. Si zhvillohet takimi në Zoom?
Takimi në Zoom bëhet pas çdo moduli (çdo dy javë). Mund të pyesësh për çdo detaj që të duhet gjatë punës. Do të jetë një takim ku do i shpalosim punët e bëra mbrenda atij moduli 2 javor.

5. A do të marr udhëzime të shkruara për teknikat?
Po. Çdo modul ka udhëzues të shkurtër dhe të qartë me receta, hapa dhe këshilla praktike.

6. A mund t’i përdor teknikat për të krijuar punime për shitje?
Po, padyshim. Të gjitha teknikat janë profesionale dhe të ndihmojnë të ndërtosh punime cilësore që mund të ekspozohen ose të shiten.

7. Sa kohë zgjat programi?
Programi plot 90 ditë, përmban 6 module që mund t’i përfundosh në ritmin tënd — pa presion dhe pa afate.

8. A ka garanci për programin?
Po. Nëse ke vështirësi, mund të marrësh ndihmë shtesë në Zoom ose me udhëzime të detajuara.

pro

Bonusi vlen deri më 31 Dhjetor 2025

art

Për t'u regjistruar, ju lutem plotësoni formularin më poshtë

Forma për aplikim

Përdorni një adresë aktive për t’u kontaktuar nga ekipi ynë.

bottom of page